Aktualitet

Lushnje/ Pas vdekjes së bashkëshortit, 51-vjeçarja kallëzon mjeken për neglizhencë

Shkak të neglizhencës së saj, bashkëshorti i saj ka humbur jetën në ambientet e spitalit të Lushnjes sepse nuk ka marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.

k.m.
Lushnje/ Pas vdekjes së bashkëshortit, 51-vjeçarja
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 51-vjeçare ka kallëzuar në Policinë e Lushnjes një mjeke. Kjo pasi pretendon se për shkak të neglizhencës së saj, bashkëshorti i saj ka humbur jetën në ambientet e spitalit të Lushnjes sepse nuk ka marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor. Ndaj, 51-vjeçarja ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Lushnjes.

"Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasja F. G., 51 vjeçe, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lushnjë, nga mjekja e spitalit, shtetasja E. N., 39 vjeçe, ka humbur jetën bashkëshorti i 51-vjeçares,"-bën me dije Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB