Aktualitet

Magazina me kanabis dhe “shtëpi bari”, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

Të gjithë të arrestuarit, akuzohen për krime kundër shëndetit publik, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtar në grup kriminal

I.F
Magazina me kanabis dhe “shtëpi bari”, arrestohen 10
Foto ilustruese

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që vepronte në lokacione të ndryshme në vend. Hetimet për grupin nisën në fund të grupit 2024, pasi autoritetet zbuluan disa aktivitete të dyshimta në një magazinë industriale në Cervera. Grupi kriminal u specializua në kultivimin e marijuanës dhe shpërndarjen në të gjithë Katalonjën. Më pas, grupi hetimor zbuloi një plantacion të dytë, në një magazinë në zonën e Manlleut.

Në bastisjen e magazinës së parë, u arrestuan 4 persona, ndërsa u sekuestruan 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh, gati për të pasur një korrje të re. Magazina ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.

Ndërsa, në magazinën e dytë u arrestua anëtari i pestë i grupit kriminal ku u sekuestruan 567 bimë marihuanë, dhe para. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.

Por operacioni nuk mbaroi me kaq. Grupi hetimor kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretë në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, pesë persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë bimë marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.

Të gjithë të arrestuarit, akuzohen për krime kundër shëndetit publik, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtar në grup kriminal. Duke pasur parasysh provat e shumta dhe natyrën e rrezikshme të grupit, gjyqtari caktoi masën arrest me burg për 10 shqiptarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB