Aktualitet

Makina bie në lumin Lana, në gjendje të rëndë 35-vjeçari në Tiranë

Shoferi ka mbetur i lënduar dhe u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

E.K
Makina bie në lumin Lana, në gjendje të rëndë
Makina perfundon ne Lane

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas Policisë, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të shpëtuar të riun, që kishte ngecur brenda automjetit.

Zjarrfikëset kanë prerë makinën për të nxjerrë 35-vjeçarin me iniciale F. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB