Aktualitet

Makina del nga rruga në Fier, vdes shoferi

Raportohet se një makinë, e cila drejtohej nga një 58-vjeçar ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën shoferi, i identifikuar me inicialet G.B.

E.K
Makina del nga rruga në Fier, vdes shoferi
Foto ilustruese

FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar këtë të premte në fshatin Bidaj në Fier. Raportohet se një makinë, e cila drejtohej nga një 58-vjeçar ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën shoferi, i identifikuar me inicialet G.B. Përmes një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB