Aktualitet

Pyetet për hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, Rrumbullaku braktis konferencën

Gjatë konferencës së sotme për mediat ai u pyet nga gazetarët se në çfarë pike janë hetimet, por me të marrë pyetjen u largua nga konferenca, duke i dhënë një “këshillë” gazetarit që i adresoi pyetjen.

E.K
Pyetet për hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt,
Ervis Martinaj dhe Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka preferuar të mos komentojë këtë të premte se në çfarë pike kanë arritur hetimet e Policisë në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Gjatë konferencës së sotme për mediat ai u pyet nga gazetarët se në çfarë pike janë hetimet, por me të marrë pyetjen u largua nga konferenca, duke i dhënë një “këshillë” gazetarit që i adresoi pyetjen.

Gazetari Igli Çelmeta: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Muhamet Rrumbullaku: Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga zhdukja dhe ka kaluar çdo afat i dhënë nga kryeministri Edi Rama për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku që ngjarja të zbardhet, deri tani policia nuk ka asnjë version të besueshëm dhe përfundimtar./ZËRI

Poll

MOS HUMB