Aktualitet

Makina përplas patrullën e policisë, e nxjerr jashtë rruge

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Selitë të Tiranës. Makina ka pëplasur një patrullë policie.

D.XH

Makina përplas patrullën e policisë, e nxjerr jashtë rruge

TIRANË – Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Selitë të Tiranës. Mësohet se një makinë ka përplasur një automjet policie, duke e nxjerrë jashtë rruge. Nga aksidenti ka vetëm pasoja materiale. Mësohet se shoferi i makinës ka humbur kontrollin e makinës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.


NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB