
TIRANË – ZËRI zbardh të tjera biseda mes Alma Kaçit, vajzës të përfshirë në video skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici dhe ish-kryetarit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçit. Alma pretendon se Oruçi i ka marrë një USB, brenda së cilës ishte video bruto e skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Në një moment biseda tensionet jashtë mase dhe të dy bashkëbiseduesit përdorin fjalë banale. Alma Kaçi i ka kërkuar ndihmë Oruçit, duke thënë se nuk njeh njeri në Kukës, në mënyrë që të marrë USB-në.
Abedin Oruçi: Dëgjomë, dëgjomë, dëgjomë, a më the mua që jam duke lëviz, më the a më ndihmon. Të ndihmova.
Alma Kaçi: Ore a më ndihmove, tani ti mbajte kartën o Abedin, jam duke lëvizur, më ndihmo. Tani të flasim tamam. Mua më duhet karta (USB), pikë. Autorja aty jam unë dhe askush tjetër.
Abedin Oruçi: Po ja q* ropt në p***
Alma Kaçi: Jo mo jo, ja q* ropt, mua më duhet ajo kartë ashtu si e more, me ato pamje dhe me atë zë, nuk më duhen vetëm 2 minuta.
Abedin Oruçi: Ok ok ok, hajd se do të marrë dikush në celular.
Alma Kaçi: Në rregull, të hapur e kam celularin.
Abedin Oruçi: Unë do t’i them atij që e ka marrë: i q* motrën në p**.
Alma Kaçi: Unë nuk e di, unë nuk njoh njeri atje në Kukës.
Abedin Oruçi: Ti je pi***nane. Tjetër kush nuk ma dha mua në dorë.
Alma Kaçi: O Abedin, tani ti e more. Po flasim si burri-burrit. Unë njoh njeri tjetër.
Abedin Oruçi: Moj vajzë, askush nuk të prish punë ty.
Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit. Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./ZËRI/