
Foto ilustruese
VLORË- Një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko”. Raportohet se 14-vjeçari është dërguar menjëherë në spital.
Për shkak të lëndimeve të marra mësohet se ai është në gjenjde të rëndë shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI
Poll