Aktualitet

Mark Marku u "shpërblye" me një post të lartë? Kryeministri Rama hedh poshtë lajmin: I rremë!

Ai e ka cilësuar si një "lajm të rremë", duke përgënjeshtruar çdo pretendim.

M.M
Mark Marku u "shpërblye" me një post të lartë?
edi rama dhe mark marku

TIRANË- Disa media kanë raportuar se ish-deputeti demokrat, Mark Marku, ka marrë një post zyrtar nga kryeministri Edi Rama, pak javë pas moderimit të podkastit "Flasim", ku Marku ishte i ftuar. Ky thashethem ndezi diskutime në opinionin publik, duke ngritur dyshime për një marrëveshje të mundshme politike.

Megjithatë kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht në rrjetin social X , duke e mohuar  këtë lajm. Ai e ka cilësuar si një "lajm të rremë", duke përgënjeshtruar çdo pretendim. Kjo deklaratë e kryeministrit vjen për të hedhur poshtë spekulimet dhe për të sqaruar situatën për publikun.

Mark Marku u "shpërblye" me një post të lartë?
Postimi i Rames

"LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”.

Poll

MOS HUMB