Aktualitet

“Marquess”, “Port Side” e shumë të tjerë! Zbardhen bizneset e sekuestruara në kuadër të operacionit “Ura”

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me goditjen e bandës së drogës Itali-Shqipëri, nga ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, por janë ekzekutuar 10 të tilla.

F.m
“Marquess”, “Port Side” e shumë të tjerë!
Marquess

TIRANË- Janë zbardhur emrat e bizneseve që janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Ura” që u zhvillua sot. Bëhet fjalë për shoqërinë “Marquess” në pronësi të Ervin Beqirit, “Port Side” në pronësi të Elvis Doçit i njohur ndryshe si Visi i Pojës, “Felix Vinum” i Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” i Juxhin Drazhit, "Dubai Inn" i Nexhmedin Danajt, "Vlora Cable" që është gjithashtu në pronësi të Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me goditjen e bandës së drogës Itali-Shqipëri, nga ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, por janë ekzekutuar 10 të tilla. Dumani sqaron se me anë të hetimeve të kryera, është goditur grupi më i fuqishëm në Shqipëri për trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas prokurorit Vladimir Mara, aktiviteti i grupit italo-shqiptar është faktuar që nga viti 2020 deri më sot. Po ashtu, ai sqaron se gjatë këtij hetimi janë përfituar të dhëna nga platforma Sky ECC për organizimin e grupit të strukturuar kriminal.

Mara shton se ky aktivitet kriminal ka filluar në Shqipëri, më pas në të gjithë territorin e Italisë si dhe janë përfshirë disa vende të Bashkimit Evropian. Edhe për këtë operacion, ka të përfshirë me grupin kriminal, dy punonjës të Policisë së Shtetit. Përveç të arrestuarve janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar-kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizon lokal në Vlorë. Të gjitha bizneset ishin investuar nga të ardhurat e aktivitetit kriminal.

Poll

MOS HUMB