Politikë

Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Bardhi: Kushtetuesja të pezullojë procedurën

Gazment Bardhi përmes një shkrese i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë menjëherë padinë.

f.t
Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Bardhi: Kushtetuesja
Gazment Bardhi

TIRANË- Seancën e së enjtes më datë 14 dhjetor pritet që të miratohet marrëveshja me emigrantët për Italinë. Në lidhje me marrëveshjen me Italinë, dy grupimet e Partisë Demokratike kanë depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese. 

Deputeti Gazment Bardhi përmes një shkrese i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë menjëherë padinë dhe të pezullojë procedurën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Bardhi në reagimin e tij shkruan se ka ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes.

Reagimi i plotë:

Marrëveshjet ndërkombëtare i nënshtrohen kontrollit nga Gjykata Kushtetuese përpara ratifikimit të tyre. Mazhoranca socialiste, edhe pse ka një kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë, duke shfrytëzuar heshtjen e çuditshme të Gjykatës Kushtetuese, po shqyrton me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me Italinë dhe në kundërshtim me kalendarin e miratuar nga Koferencën e Kryetarëve parashikon miratimin e saj në seancën e datës 14 Dhjetor 2023.

Sot kam ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duhet të sillet si e tillë dhe jo i shtojcë pa vlerë e Qeverisë së Edi Ramës. Marrja në shqyrtim paraprak menjëherë e kërkesës së opozitës është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese! E kundërta është atentat ndaj shtetit ligjor dhe minon përfundimisht besimit tek Gjykata Kushtetuese.

Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Bardhi: Kushtetuesja

Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Bardhi: Kushtetuesja

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./ZËRI

Poll

MOS HUMB