
TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën ku, një shtetas amerikan ka vrarë gruan e më pas dy qentë e tij dhe veten. Matthew James Wertz, 55 vjeç vrau fillimisht gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih dhe mbyti 2 qentë që jetonin me ta. Fillimisht 55-vjeçari ka mbytuar gruan e tij dhe më pas ka vrarë me shkop bejsbolli dy qentë e tij. Para se të kryente vetëvrasje burri ka shkruar një letër drejtuar të atit ku i rrëfen krimin.
"Baba më fal, nuk ja dal dot. Më fal për çfarë bëra ishte më e fortë se unë. Më fal për çfarë bëra..."-shkruhet në letër.
Në njoftimin zyrtar të ardhur nga Policia e Tiranës, njoftohet vetëm vetëvrasja e 55-vjeçarit. Në lidhje me krimin nuk thuhet asgjë.
Njoftimi i Policisë në mesditë (19 gusht 2024)
Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë që kanë kaluar disa orë dhe ende nuk ka një njoftim të dytë se çfarë ndodhi në banesën e çiftit. ZËRI ka kontaktuar me Policinë e Tiranës por ende nuk ka një raportim të dytë në lidhje me ngjarjen./ZËRI