
BRITANI- Trembëdhjetë personat e akuzuar për vrasjen e 21-vjeçarit Xhovani Pepaj në një tentativë të dështuar për grabitjen e një sasie droge në një "shtëpi bari" kanë dalë këtë të hënë para Gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Ngjarja e rëndë u regjistrua në dhjetor të vitit 2021 kur Xhovani Pepaj, i cili punonte në një "shtëpi bari" në Caley Road, Tunbridge Wells, u godit me thikë nga autorët të cilët shkuan për të rrëmbyer kanabisin.
Policia mbërriti në shtëpinë e barit pasi gjeti bimë kanabisi të hedhura përgjatë rrugës që të çonte në shtëpi. Efektivët e gjetën Pepajn të vrarë me disa plagë thike ndërsa deklaruan vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Në total u akuzuan 13 persona dhe gjyqi u nda në dysh për shkak të numrit të madh të të pandehurve.

Ciaran Stewart, 20 vjeç, u shpall fajtor për vrasje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë një minimum prej 26 vjetësh (minus kohën e kaluar në paraburgim).
Kelvin Amoako, 18 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë minimumi 22 vjet (minus kohën e kaluar në paraburgim).
Bartosz Malawski, 28 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë minimumi 22 vjet (minus kohën e kaluar në paraburgim).
Nathan Rainforth, 22 vjeç, u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me shtatë vjet e gjysmë.
Donte Simpson-Palmer, 19 vjeç, u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me gjashtë vjet.
Charles Reilly, 28 vjeç, u shpall fajtor për bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u burgos për dhjetë vjet.
Mohammed Miah, 26 vjeç, u shpall fajtor për bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me gjashtë vjet e gjysmë.
Ray Renda, 23 vjeç, u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleworth për akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe bashkëpunim për të kryer grabitje.
Në korrik, u mbajt gjyqi për pesë të akuzuarit e tjerë:
Jonathan Hedges, 26 vjeç;
Nathan Turner, 30 vjeç;
Zach Cutting, 25 vjeç;
Glen Hough, 52 vjeç;
Fabian Szymula, 21 vjeç;
Të enjten, më 14 shtator, të gjithë u shpallën fajtorë për bashkëpunim në grabitje./Zëri.al