pamje nga arrestimi
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre të arrestuarit në Dhërmi, mesditën e 3 korrikut, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave. Bëhet fjalë për Granit Pepnikaj dhe Xhoni Hita, të cilët akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” dhe Redion Rexhmati, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ata u arrestuan nga Policia e Vlorës dhe Forcat Operacionale teksa po qëndronin në një resort në Dhërmi.
Poll
