TIRANË- Dashamir Ymeraj, një nga personat për të cilët sot SPAK lëshoi urdhër arrestet është denoncuar që në vitin 2022, si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës. Ymeraj, pronar i kompanisë Elvis – Coo, nënkontraktor i ITS në total për dy vite, 2018- 2019 ka marrë 164, 604, 504 lekë. Asokohe, Dashamir Ymeraj ka pasur tre kompani: Elvis 03 Grup, Elvis Coo dhe Elvis 03.
Edhe bashkëshortja e tij, Vjollca Ymeraj bashkëshortja e tij ka qenë pronare e “Frangaj International”.
Si lidhen kompanitë e Ymerajt me inceneratorët?
Kryemadhi asokohe publikoi emrat e 24 kompanive që kanë lëshuar fatura duke mos i paguar shtetit tatim-fitimin, TVSH dhe gjobat. Në shumë raste këto fatura janë lëshuar në favor të firmës së inceneratorëve në Tirane me vlera dhe për punime fiktive.
Edhe të vdekurit nuk shpëtuan. Ymeraj dhe gruaja përdorën firmën e të moshuarës Gjyste Serrmi, në prag të vdekjes dhe pas saj, për të kryer evazionet fiskale në vlera te milionave.

Ymeraj bëri shitje fiktive te Gjyste Sermi, 84 vjeçe nga Lezhakur aktiviteti i kompanisë ishte pezulluar, pra borxhi ishte ngrirë. Në momentin e shitjes, kjo kompani i kishte lënë të moshuarës një borxh ndaj Tatimeve 800 milionë lekë. E gjitha për të përmbyllur skemën famëkeqe ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe të tjera skandale po dalin në dritë për këtë çështje./ZËRI