Aktualitet

Matura Shtetërore 2024/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Ja lista

Sipas të dhënave të para që janë mësuar nga notat e publikuara, kalueshmëria për këtë provim është 96.42%, ndërsa nota mesatare është 7.28.

k.m.
Matura Shtetërore 2024/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar rezultatet e provimit të parë të maturantëve, ato të provimit të gjuhës së huaj (anglisht). Rezultat janë publikuar online,  në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Sipas të dhënave të para që janë mësuar nga notat e publikuara, kalueshmëria për këtë provim është 96.42%, ndërsa nota mesatare është 7.28.

Në testimin që kanë marrë pjesë në total 26616 maturantë, 952 kaë ngelur pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa 119 të tjerë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Tashmë pritet që të dalin edhe rezultatet për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa të martën maturantët do t'i nënshtrohen një provimi në matematike duke përmbyllur kështu ciklin e arsimit parauniversitar.

LISTA E NOTAVE MË POSHTË OSE MUND TË KLIKONI KËTU:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB