Aktualitet

Mbahet “Parada e Krenarisë” në Tiranë, të gjithë marshojnë me flamujt e Palestinës në duar (VIDEO)

Të pranishëm ishin dhjetëra aktivistë por edhe vetë ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, icily dhe një javë më parë foli për martesën e tij me një burrë, duke kërkuar që mendësia në Shqipëri të ndryshojë.

F.m
Mbahet “Parada e Krenarisë” në Tiranë, të
Marshim

TIRANË- Komuniteti LGBTIQ+ në Shqipëri ka organizuarsot “Paradën e Krenarisë”, por ndryshe nga herët e tjera, anëtarët e komunitetit mbanin në duar flamujt e Palestinës. Motoja ishte “Liri, Barazi, Siguri” dhe të gjithë pjesëtarët e komunitetit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 “Mos lufto dashninë, lufto sistemin”, “Ne jemi familje” dhe “Kafshatë që s’kapërdihet është homofobia”, ishin disa prej pankartave që ata mbanin në duar.

Të pranishëm ishin dhjetëra aktivistë por edhe vetë ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, icily dhe një javë më parë foli për martesën e tij me një burrë, duke kërkuar që mendësia në Shqipëri të ndryshojë.

 “Nuk jam këtu në cilësinë personale, edhe pse unë kam një histori timen. Por jam këtu si përfaqësues i Bashkimit Evropian. Ky komunitet nuk kërkon dhembshuri, por respekt, dhe ne jemi këtu për ta mbështetur,”- tha Gonzato.

Poll

MOS HUMB