Aktualitet

Mbeti i plagosur në atentatin e "Don Boskos", ky është 22-vjeçari Renaldo Metushi

I riu është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

I.F
Mbeti i plagosur në atentatin e "Don Boskos", ky është
Renaldo Metushi

DON BOSKO- Ky është 22-vjeçari Renaldo Metushi që u plagos sot në atentatit e dyfishtë në zonën e Don Boskos.

Mbeti i plagosur në atentatin e "Don Boskos", ky është
Renaldo Metushi

I riu është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt lokalit, ku po konsumonte kafenë 45-vjeçari, Kastriot Elezaj, i cili është plagosur në krah dhe në mushkëri.

45-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pasi ka mbaruar dënimin, është rikthyer në Shqipëri.

Ndaj paraprakisht e shkuara e tij dyshohet se është bërë shkak për atentatin e sotëm. Ndërsa makina që është përdorur nga autorët është gjetur e djegur në zonën e Institutit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB