
GREQI- Tre shtëpi në zonat e Selanikut dhe Halkidikit janë grabitur nga 3 persona me origjinë shqiptare, identitetet e të cilëve nuk janë bërë me dije. E gjithë skena e grabitjes, e filmuar me kamera sigurie brenda në banesë, është publikuar edhe në mediat greke. Sipas "Newsbomb.gr", nga grabitjet janë marrë para, bizhuteri dhe pajisje elektrontike.
Shqiptarët e moshave 32, 35 dhe 42 vjeç kanë hyrë pa frikë në banesa, pa pasur aspak frikë edhe pse në një rast, pronari i banesës ishte brenda.
"Po hap atë që mbyll derën o bush. Po të erdhi nga para... Hape atë atje hape,"-dëgjohet në videon e shqiptarëve.
Siç shihet në videon e regjistruar, autorët kërkojnë me lëvizje kirurgjikale në vendet e mundshme vetëm objektet që u duhen dhe lëvizin shpejt nëpër shtëpi me tiparet e fytyrës të zbuluara. Për të mos humbur kohë, ata ndahen dhe secili kërkon në një zonë të caktuar.
Ndaj tre shqiptarëve është ngritur një dosje për organizim kriminal dhe grabitje, por deri më tani vetëm 2 prej tyre kanë përfunduar në pranga./ZËRI