Aktualitet

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjeti”, AMP arreston policin në Durrës

Pas hetimeve ka rezultuar se punonjësi me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja, duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative. 

zh.ll
“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj
pamje AMP

DURRËS- Një punonjës policie në Durrës është arrestuar për korrupsion. Pas hetimeve ka rezultuar se punonjësi me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja, duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative. 

Njoftimi: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal.

Arrestimi në flagrancë u realizua pas veprimeve me metoda speciale të hetimit, ku u arrit të provohej se punonjësi i policisë duke shfrytëzuar funksionin organik në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit E.S., një shumë prej 60 000 lekë të reja (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale), duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative.

Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Poll

MOS HUMB