Aktualitet

Me makinë luksoze, iu dha para policëve të Rrugores, arrestohet gruaja në Tiranë (Pamjet)

Gruaja që drejtonte një makinë luksoze tentoi që të korruptonte punonjësit e policisë

E.K
Me makinë luksoze, iu dha para policëve të Rrugores, arrestohet
Arrestohet shoferja ne Tirane

TIRANË- Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.

Një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjëses së policisë 50 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.


Njoftimi i policisë:

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.

Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB