
TIRANË- Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, dy aktiviste të komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri janë kërcënuar me jetë. Lajmi është bërë me dije nga faqet në rrjetet sociale. Dyshja që bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy fëmijëve kanë marrë një mesazh kërcënues me 10 shkurt, rreth orës 12:00 të paradites.
“Kur të vini ju te pedonalja prap si sot ne do jemi me sniper nga terraca tjua fusim ne lule te ballit do dilni ju per kafeee,”- shkruhej në mesazh.
Ahmetaj dhe Mara e kanë raportuar denoncimin në polici dhe autoritetet kanë nisur hetimet. Një reagim ka ardhur edhe nga aktivistja, njëkohësisht drejtuesja e Aleancës LGBTQ+, Xheni Karaj, e cila shkruan se persona të tillë frymëzohen nga mungesa e seriozitetit për të trajtuar të tilla kërcënime.
-
Kërcënohen me 'snajper' aktivistet e LGBT+ në Tiranë
18 Shkurt, 17:13
Postimi i Xheni Karajt:
Çfarë krimineli dhe perversi duhet të jesh që të fantazosh të vrasësh dy nëna dhe fëmijët e tyre 3 vjeçe. Me datë 10 shkurt, Eda dhe Alba nënat e dy vajzave 3 vjeçare dhe aktiviste LGBTI, kanë marrë një mesazh kërcënues për jetën e tyre dhe të vajzave: "Kur të vini ju te pedonalja prap si sot ne do jemi me sniper nga terraca tjua fusim ne lule te ballit do dilni ju per kafeee’’. Mesazhi është dërguar në mesengerin e facebookut të secilës prej tyre, ndërkohë që ato ishin ulur në një lokal tek Pedonalja sëbashku me vajzat e tyre 3 vjeçare. Kërkojmë nga institucionet marrjen e masave të menjëhershme për të identifikuar, arrestuar dhe dënuar maksimalisht këtë kriminel. Mungesa ndër vite e seriozitet të institucioneve të drejtësisë për të hetuar dhe dënuar krimet e urrejtjes ndaj personave LGBTI, ka frymëzuar dhe nxitur dhunuesit që të dhunojnë sistematikisht personat e komunitetit LGBTI pa hasur asnjë pasojë ligjore. Andaj dhe ky kriminel i rradhës guxon të kërcënojë dy nëna dhe fëmijët e tyre 3 vjeçe duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre dhe vajzave.