
TIRANË- Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, dy aktiviste të komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri janë kërcënuar me jetë. Lajmi është bërë me dije nga faqet në rrjetet sociale. Dyshja që bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy fëmijëve kanë marrë një mesazh kërcënues me 10 shkurt, rreth orës 12:00 të paradites. “Kur të vini ju te pedonalja prap si sot ne do jemi me sniper nga terraca tjua fusim ne lule te ballit do dilni ju per kafeee,”- shkruhej në mesazh. Ahmetaj dhe Mara e kanë raportuar denoncimin në polici dhe autoritetet kanë nisur hetimet. Një reagim ka ardhur edhe nga aktivistja, njëkohësisht drejtuesja e Aleancës LGBTQ+, Xheni Karaj, e cila shkruan se persona të tillë frymëzohen nga mungesa e seriozitetit për të trajtuar të tilla kërcënime.