Aktualitet

'Çmendet' i riu në Tiranë, merr peng dhe dhunon të dashurën

32-vjeçari është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për dhunë dhe heqje lirie ndaj të dashurës së tij

E.K
'Çmendet' i riu në Tiranë, merr peng dhe dhunon
Foto ilustruese

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi dyshohet se ka mnarrë peng për disa orë të dashurën e tij, dhe më pas e ka dhunuar.

I riu me iniciale A.G., banues në Tiranë, mësohet se ka mbajtuar të dashurën pa dëshirë për disa orë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhumnë fizike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj”, raporton policia.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB