Aktualitet

“Mendoja se isha informator”, u kap me kanabis në makinën e anti-drogës, dëshmia e biznesmenit shqiptar

Murto është shprehur se besonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë

E.K
“Mendoja se isha informator”, u kap me kanabis në makinën
Arben Murto

GREQI- Kanë dalë gjatë ditës së djeshme përpara Gjykatës së Thesprotisë, dy policë grekë dhe biznesmeni nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, të cilët u arrestuan të premten, pas njën operacioni antidrogë në Igumenicë, ku u kapën 102 kilogramë drogë, e llojit kanabis sativa. Droga u gjet në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, i cili drejtohej nga një punonjës i policisë greke, Kostantinos Nakos, 41-vjeç. Ndërkohë që pasagjet në mjet ishte dhe biznesmeni 41-vjeçar nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto.

Ata nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por u kapën pasi u përplasën me 3 automjete të parkuara, gjatë tentativës për t’u arratisur. Bashkë me ta u arrestua edhe oficeri Dimitrio Oikonomou, 50 vjeç, pasi në momentin e kapjes së mjetit me drogë, ai duhet të ishte në shërbim bashkë me kolegun e tij Nakos, por u gjet në një lokal në Sajadhë, pranë kufirit.

Gjatë seancës së djeshme në ambientet e Gjykatës, Murto është shprehur se besonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë. Ai pohoi se me këtë Konstantino Nakon ka pasur bashkëpunim nga e kaluara dhe në fakt, sipas informacioneve që ai ka dhënë, në të kaluarën janë identifikuar sasi të mëdha droge dhe trafikantët e saj. Sipas Murtos, ai besonte se të premten e kaluar po merrte pjesë në një operacion të ligjshëm policor për lokalizimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.

Oficeri i policisë Konstantino Nakos, para Gjykatës ka pretenduar se është përdorues kokaine dhe madje prej kohësh. Kjo varësi e çoi atë në transportin e veçantë të një sasie të madhe kokaine. Bazuar në të njëjtat informacione, ai ka kërkuar ekspertizë për të vërtetuar varësinë nga kokaina.

Ndërsa oficeri Dimitrio Oikonomou pretendoi se nuk dinte asgjë për veprimet e kolegut të tij. Natën që ata ndanë një shërbim, ai i tha se do të largohej për pak kohë për një punë personale. Ai nuk dyshoi për ndonjë gjë të çuditshme dhe kjo ka qenë arsyeja që ka lënë edhe armën e shërbimit brenda automjetit. Madje ai pretendoi gjithashtu se Nako u largua nga lokali pas një debati verbal me klientë të tjerë aty.

Në përfundim të seancës Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arben Murton e Konstantino Nakon dhe masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur 2 herë në muaj”, “garanci pasurore” 8000 euro dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për Dinitrio Oikonomou./ZËRI 

Poll

MOS HUMB