Aktualitet

Merr flakë magazina e mobilerisë në Fushë-Krujë

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Flakët u shuan nga zjarrfikëset, ndërsa nga ngjarja ka dëme materiale

D.XH
Merr flakë magazina e mobilerisë në Fushë-Krujë
Merr flakë magazina e mobilerisë në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Një magazinë e një mobilierie në Fushë Krujë mësohet se është përfshirë nga flakët.

Magazina ndodhet pranë Urës së Gjolës dhe ngjarja ka ndodhur këtë mesditë. Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Magazina është në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet E.H.

Zjarri tashmë është shuar, ndërsa ka pasur dëme materiale të konsiderueshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

"Më datë 07.10.2023, rreth orës 14:30, në Fushë Krujë, në afëri së Urës së Gjolës, në magazinën e mobilerisë së shtetasit E. H., dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale", njofton policia. /Zëri.ai/

 

 

Poll

MOS HUMB