Aktualitet

Merret sërish në pyetje Artan Tafani

Deri më tani, përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur gjashtë vrasje.

F.m
Merret sërish në pyetje Artan Tafani
Artan (Marjus) Tafani

TIRANË- Artan (Marjus) Tafani është vendosur sërish përballë prokurorëve për tu marrë në pyetje. Pavarësisht se deri më tani, ka zbërthyer 18 ngjarje kriminale, autoritetet dyshojnë se 39-vjeçari ka dijeni për më shumë krime që kanë ndodhur në vendin tonë dhe jo vetëm.

Deri më tani, përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur vrasjen e: Alban Semakut, 17 Tetor 2021;Çajup Selimit, 1 Qershor të 2021; Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021; Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021; Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 (Athinë) dhe Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 (Athinë).

Deri më tani, pas rrëfimit të Tafanit janë vënë në pranga 12 persona në kuadër të operacionit ‘Never Forget’ si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Organizatori i krimeve të rënda, sipas Tafanit, është Laert Haxhiu që ndodhet pas hekurave në Greqi.

Poll

MOS HUMB