Aktualitet

Mesazhet e çuditshme/ Policia apel qytetarëve: Kujdes, mashtruesit përdorin emrat e institucioneve

Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë të mos klikojnë mesazhet dhe të mos plotësojnë asnjë formular që u dërgohet.

E.K
Mesazhet e çuditshme/ Policia apel qytetarëve: Kujdes, mashtruesit
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me mesazhet e dërguara përdoruesve të Apple nga mashtruesit që vjedhin të dhënat. Sipas Policisë, autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare. Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë të mos klikojnë mesazhet dhe të mos plotësojnë asnjë formular që u dërgohet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona./ZËRI

Poll

MOS HUMB