Aktualitet

Ministri i Brendshëm italian: Kampi i Gjadrit hapet javën që vjen, nuk do ketë prerje shiriti! Është paraburgim pa tela me gjemba

Streha për emigrantët pritej që të hapej që më 1 shtator, por vonesat e punimeve kanë bërë që të shtyhet herë pas here zbatimi i marrëveshjes me Italinë.

F.m
Ministri i Brendshëm italian: Kampi i Gjadrit hapet javën që
Matteo Piantedosi

TIRANË- “Me qendrën për emigrantët në Shqipëri planifikojmë të fillojmë që në javën e ardhshme. Shpresojmë që të mos ketë më vonesa, gjithçka lidhet me atë që ndodh në Mesdhe,”-  tha Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi teksa mbajti fjalën në festën e Foglio, që po zhvillohet në Palazzo Vecchio në Firence.

“Është realisht shumë e mundshme. Në ditët në vijim do të shoqërohen personat e parë”, shton ai.

"Ne planifikojmë të nisim nga puna javën e ardhshme, nuk do të ketë ceremoni hapjeje, do të shkoj atje nëse është e nevojshme. As nuk do të ketë prerje shiriti. Qendrat që po ndërtojmë në Shqipëri janë të ngjashme me burgjet, janë lehtësisht të kontrollueshme. Nuk ka tela me gjemba por brenda tyre ju jepet mundësia të aplikoni për mbrojtje ndërkombëtare dhe ta zgjidhni atë brenda pak minutash,”-vijoi Piastendosi më tej.

Në kampin e Gjadrit ka ende punime. Streha për emigrantët pritej që të hapej që më 1 shtator, por vonesat e punimeve kanë bërë që të shtyhet herë pas here zbatimi i marrëveshjes me Italinë.

Poll

MOS HUMB