SARANDË- Vijojnë arrestimet në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Deri tani, numri i personave të arrestuar për këtë ngjarje ka arritur në 12. Sipas informacioneve, mes të arrestuarve është edhe Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit. Në pranga ka përfunduar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, me detyrë ndihmës specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.
Sipas të dhënave paraprake, disa prej personave po hetohen për moskallëzim krimi, pasi vrasja e 20-vjeçarit portugez dyshohet se ka ndodhur disa orë përpara se policia të njoftohej për ngjarjen. Ndërkohë, hetuesit po vijojnë verifikimet për rolin e secilit prej të arrestuarve dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes./ZËRI