Aktualitet

“Mirë është me i lënë makinat me kalu”, Vocaj i kërkon Nokës lirimin e rrugës, deputeti: Më kalon orari

Flamur Noka ka deklaruar se rruga nuk mund të lirohet pasi kalon orari i protestës

E.K
“Mirë është me i lënë makinat me kalu”,
Flamur Noka dhe Tonin Vocaj

TIRANË- Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës Flamur Noka dhe Belind Këlliçi që të lirojnë rrugën pranë Gjykatës së Lartë, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i mjeteve. Vocaj është shprehur se bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik, ndërsa ka këshilluar zytarët e PD që të mos bllokojnë mjetet.

Tonin Vocaj: Unë nuk dua të bëj debat, e mira është me i lënë këto makina me kalu.

Flamur Noka: Nuk kam çfarë bëj se për një orë më kalon orari i protestës

Vocaj: Mirë është me i lënë

Noka: Ju kemi njoftu dhe nuk keni marrë masa

Drejtuesit e mjeteve iu bjenë vazhdimisht borive në shenjë revolte me bllokimin e rrugës.

Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot për rrugën që do t’i japë çështjes së kujt i përket vula dhe simbolet e Partisë Demokratike. Në Dhomë Këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve, në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të “Rithemelimit”.

Sipas procedurës, trupa do të ketë mundësinë që të marrë vendim pa dëgjuar palët, por në shqyrtim të dokumenteve. Të tria mundësitë mbeten të hapura, ku një është lënia në fuqi e Apelit, që kërkon rishqyrtimin e plotë të çështjes, duke shfuqizuar vendimin “Zhukri”, pra të shprehet në favor të grupimit “Basha”.

Një tjetër zgjidhje është rrëzimi i Apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të Zhukrit, duke ia kaluar të drejtat Berishës. Në të dyja mundësitë, palët mund të ankimojnë vendimin respektiv në Gjykatën Kushtetuese. Një zgjidhje e tretë është që nga Dhoma e Këshillimit, çështja të kalojë në seancë me përballje të palëve. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB