Aktualitet

Mirel Mërtiri: Kam dalë me humbje te inceneratorët

Sipas tij, në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier diferenca në euro është 2 milon më tepër investime të kryera sesa lekë të marrë.

E.K
Mirel Mërtiri: Kam dalë me humbje te inceneratorët
Mirel Mërtiri

TIRANË- Mirel Mërtiri ka deklaruar këtë të hënë se ka dalë me humbje në inceneratorin e Fierit. Sipas tij, në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier diferenca në euro është 2 milon më tepër investime të kryera sesa lekë të marrë. Shoqëria ka investuar më shumë, shprehet ai. Deklaratën e bëri i ftuar në "Çim Peka Live". 

Mirel MërtiriImpianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan janë investuar 22 milionë euro dhe i gjen nga ekspertë të SPAK-ut. Unë i referohem vlerësimit nga specialistët e emëruar nga SPAK.  Impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier ka një raport vlerësimi i kërkuar gjatë gjykimit të çështjes ku thueht: Në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier diferenca në euro 2 milon më tepër investime të kryera sesa lekë të marrë. Shoqëria ka investuar më shumë.

PyetjeVlera e investuar në Fier nuk është marrë nga inceneratori i Tiranës?

Mirel Mërtiri: Në dijë time jo.

Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim më 2022 për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Disa ditë më parë SPAK e akuzoi dhe për inceneratorin e Tiranës, bashkë me zyrtarin e bashkisë së Tiranës Taulant Tusha dhe persona të tjerë. Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimit i produkteve te veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, kryer ne rrethana cilësuese në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB