LIVE UPDATES

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e fishkzjarreve: Kryeministria dhe Kuvendi në "flakë", policia u përgjigj me ujë e gaz lotsjellës

➤Partia Demokratike zhvilloi protestën e radhës para Kryeministrisë. ➤I njëjti skenar edhe në këtë protestë, ku pas mbajtjes së fjalës nga kryedemokrati Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë. ➤Menjëherë ka ndërhyrë policia dhe është përgjigjur duke mobilizuar autobotat e ujit dhe gazin lotsjellës. ➤Tubimi u zhvendos nga Kryeministria te Parlamenti, ku u regjistruan tensione të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. ➤Molotovët nuk kanë kursyer as xhaminë e Namazgjasë, ndërsa besimtarët luteshin në muajin e shenjtë të Ramazanit. ➤Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje opozitës për të zhvilluar tubimin. ➤Minstrja Albana Koçiu theksoi se protesta nuk u mor përsipër për shkak të akteve të dhunës të regjistruara në dy tubimet e mëparshme. ➤Megjithatë, Koçiu theksoi se efektivët do të jenë në terren, ku u raportuan rreth 1 600 efektivë.

10 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Xhamia e Namazgjasë nën hijen e tymit të molotovëve, besimtarët vijonë ritet e tyre fetare (VIDEO)

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
Xhamia e Namazgjas

TIRANË- Protesuesit e kanë zhvendosur protestën tashmë prej disa minutash, rreth zonës së Parlamentit, ndërsa shumë pranë ndodhet Xhamia e Namazgjasë. Tymi nga bombat molotovë dhe gazi lotsjellës ka prekur dhe xhaminë e Namazgjasë, ndërsa besimtarët myslimanë vazhdojnë ritet e tyre fetare. Besimtarët janë duke falur në Xhami Namazin e Teravisë, i cili në muajin e Ramazanit zgjat 1 orë e 15 minuta.

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Protesta jashtë kontrollit/ Hidhet molotov drejt autobotit, mjeti përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
mjeti ne flake

TIRANË- Situata ka përshkallëzuar, pasi janë regjistruar përplasje të tjera mes forcave të rendit dhe protestuesve të PD-së, në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit. Siç duket edhe nga pamjet, protestuesit kanë hedhur disa herë molotovë, duke prekur edhe autobotet e policisë. Njëri prej automjeteve është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e zjarrit në kohë.

Protesta e opozitës, e cila fillimisht zhvillohej para Kryeministrisë, është zhvendosur drejt Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa tensionet janë zhvendosur në zona të ndryshme. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata para Kuvendit, protestuesit hedhin molotovë, përplasen me policinë (VIDEO)

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
protestuesit para kuvendit

TIRANË- Tashmë protesta e opozitës është zhvendosur nga sheshi para Kryeministrisë në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë regjistruar momente tensione. Ashtu siç ndodhi para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vazhdojnë që të hedhin molotovë në drejtim të Parlamentit. Protestuesit e PD janë përplasur me forcat e policisë që janë vendosur në këto ambiente. Si pasojë policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka bërë thirrje për ndalimin e hedhjes së molotovëve.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Turma lë Kryeministrinë, zhvendoset para Kuvendit, Berisha i bashkohet marshimit të protestuesve: Rama i pashpresë!

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
sali berisha

TIRANË- Protestuesit e protestës të organizuar nga PD janë nisur drejt Kuvendit. Pas protestës në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajti fjalën dhe lideri i opozitës Sali Berisha, u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Ashtu si herët e shkuara, protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit, por këtë herë, Berisha me maskë kundër gazit, vendosi t’u bashkohet protestuesve.

Lideri demokrat është ndalur për mediat, duke theksuar sipas tij, se këtë herë ka ndryshuar skenarin, pasi i është bashkuar edhe ai marshimit drejt Parlamentit. 

“Planin ndiqeni dhe raportojeni qytetarëve. E patë sesi Tirana ishte si Shqipëria e derdhur njëlloj si në 20 shkurt të vitit ‘91. Rama është i pashpresë, është i përfunduar. 2 janë ata që hedhin ujë dhe gaz, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga. Dy kriminel të klasit të lartë që do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Se skenarët ndryshojnë. E pastruam bashkisë nga Veliaj do pastrojmë kryeministrinë nga hajduti Rama. Do ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Dhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, s’do e gjejnë. Vrimë miu s’do të gjejnë. Ministria e Infrastrukturës është në kryeministri. Nëse ka njerëz të lidhur si mishi me thoin, është Rama me Lubinë”, tha Berisha./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
protesta

TIRANË- Menjëherë pas fjalës së kreut të PD, Sali Berisha, ka nisur breshëria e molotovëve dhe fishekzjarreve drekt godinës së Kryeministrisë. Ashtu siç ka ndodhur edhe në dy protestat e kaluara ka shpërthyer kaosi, teksa tymi ka mbuluar sheshin. 

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Policia është përgjigjur menjëherë duke mobilizuar topin e ujit dhe forcat e policisë që janë vendosur përreth godinës së Kryeministrisë.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Prag proteste! Rreth 1600 efektivë 'zbresin' në terren, pmblidhen protestuesit, Berisha mbërrin në selinë blu

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
sali berisha ne seline blu

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur në shesh teksa pritet të nisë protesta e Partisë Demokratike. Rreth 1600 efektivë mësohet se janë të angazhuar në terren. Ndërkohë që sipas policisë së Tiranës në njoftimin zyrtar, tubimi i sotëm nuk është marrë në konsideratë nga policia për tu siguruar.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, teksa pas vetëm pak minutash pritet nisja e protestës kombëtare të PD-së.

3 MUAJ ME PARE

Nuk morën lejen e Policisë, Berisha: Organizojmë protesta paqësore, molotovët nuk i hedhim ne!

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e Policisë së Shtetit, e cila nuk i dha leje Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e planifikuar pasditen e sotme, në orën 18:00. Në një dalje për mediat, pak orë para nisjes së tubimit, Berisha ka theksuar se opozita organizon protesta paqësore. 

Berisha ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në fitore, ndërsa tha se molotovët nuk i organizon Paria Demokratike. Madje sipas tij, në protestën e fundit ishte policia ajo që hodhi molotov drejt protestuesve. 

“Protesta është paqësore. Po të mos e kishim, nuk do të thoshim “protestë paqësore”. Ne e kemi platformë këtë. Ne jemi opozitë demokratike. Opozita nuk ka banditë. Ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre dhe nuk ka asnjë impresion opozita. Do të vazhdojmë gjer në fitore të plotë. Këta minj që po ikin do të kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite dhe, në momentin kur merr vesh që është lëshuar fletë-arresti, ia mbath dhe ikën… Së pari, korrupsioni do të shpallet krim i rëndë; largimi do të shpallet krim që dyfishon dënimin. Kjo do të thotë se do të kalben në burg për këtë largim që bëjnë. Skenari është atje. Molotovët nuk i organizon PD. Nëse shihni inskenimet që i përgatisin dhe i japin me foto. Nuk i ha kush. Në protestën e fundit ishte policia që hodhi molotov drejt protestuesve”, tha Berisha.

3 MUAJ ME PARE

Policia i tha "jo" protestës së opozitës, Koçiu: Nuk e miratoi për shkak të veprimeve të dhunshme, por...

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
albana koçiu

TIRANË- Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për protestën e sotme që prite të fillojë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Vendimi i policisë u komentua edhe nga ministrja Koçiu gjatë konferencës për shtyp, e cila theksoi se protesta nuk u mor përsipër për shkak të akteve të dhunës të regjistruara në dy tubimet e mëparshme.

Megjithatë, Koçiu theksoi se efektivët do të jenë në terren siç e parashikon ligji, duke paralajmëruar se kushdo që do të kryejë akte dhune do të dënohet në varësi të veprës penale. E pyetur nga gazetarët se kush e ka bërë kërkesën për lejen e protestës së PD-së, ministrja tha se për këtë nuk kishte informacion. 

“Protesta është e drejtë kushtetuese, për të protestuar në mënyrën paqësore. Policia e shtetit nuk e ka miratuar zhvillim e protestës së sotme, kjo është një procedurë, e cila është e lidhur me dy protestat e kaluar duke marrë në konsideratë veprimet e dhunshme në dy protestat e kaluara. Policia e Shtetit ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë dhe është e angazhuar maksimalisht. Si të jetë një protestë me leje, si pa leje, kushdo që kryen një veprim që dënohet penalisht, padyshim që prokuroria e bën klasifikimin veprës, në varësi të veprimit që kryhet. Sa i përket kush e ka bërë kërkesën, nuk e di, por patjetër Policia e Shtetit mund t’ju informojë”, tha Koçiu.

Me anë të një deklarate zyrtare, Policia njoftoi se duke parasysh incidentet e ndodhura në protesta e shkuara, me hedhje molotovësh dhe mjete piroteknike, nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit. Pavarësisht lejes, blutë njoftojnë se në rast se opozita vendos mbajtjen e protestës, janë marrë masa përsa i përket sigurisë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Sot protesta e opozitës, Policia nuk jep leje: Pas hedhjes së molotovëve, s' marrim përsipër zhvillimin e tubimit!

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
pamje nga protesta e 10 shkurtit

TIRANË-Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për protestën e radhës që do të zhvillohet sot në orën 18:00. Me anë të një deklarate zyrtare, Policia njofton se duke parasysh incidentet e ndodhura në protesta e shkuara, me hedhje molotovësh dhe mjete piroteknike, nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit. Pavarësisht lejes, blutë njoftojnë se në rast se opozita vendos mbajtjen e protestës, janë marrë masa përsa i përket sigurisë.

Kujtojmë se protesta e opozitës e mbajtur më 10 shkurt, u shoqëruar me tensione, përplasje të forta dhe hedhje molotovësh. Gjatë tubimit u plagosën 21 persona, 19 nga të cilët efektivë policie.

Njoftimi i policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.

Pavarësisht kësaj, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, në rast se do të zhvillohet tubimi.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 e datës 20.02.2026, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative./ZËRI

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative si dhe të distancohen e të denoncojnë në rast se ndeshen me veprime të dhunshme apo me çdo paligjshmëri tjetër.

3 MUAJ ME PARE

PD zbret sërish në shesh, protestë para kryeministrisë! Berisha: Kilometri i fundit

Protesta e opozitës s'doli nga "skenari" i molotovëve e
PAMJE NGA PROTESTA E 10 SHKURTIT

TIRANË-Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë e tretë kombëtare, të cilën e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin e pushtetit. Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi spotin e protestës në një postim në rrjetet sociale.

“Kilometri i fundit! Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën”, shkruan Berisha.

Berisha ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë. Berisha është shprehur i vendosur se aksioni opozitar do të vazhdojë, ndërsa parlajmërimet kanë qenë të shpeshta për përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë reflektime nga qeveria Rama.

Skenarët e mëparshëm të opozitës pritet të zhvillohen edhe gjatë tubimit të sotëm. Kujtojmë se protesta e opzoitës e mbajtur më 10 shkurt, u shoqëruar me tensione, përplasje të forta dhe hedhje molotovësh. Gjatë tubimit u plagosën 21 persona, 19 nga të cilët efektivë policie.

Arrestimet nuk munguan, ku në hetim u vendosën edhe pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu. Pas protestës, Policia e Tiranës sekuestroi 22 molotovë të pashpërthyer dhe lëndë djegëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB