TIRANË- "Zëri.ai" ka siguruar videon nga momenti kur 42-vjeçari Klered Bozhanaj plagos efektivin e forcave “Shqiponjave” Edlir Alleshi dy ditë më parë në Tiranë. Siç mund të shihet dhe në pamje dhe pse i plagosur efektivi ia del të futet brenda një lokali ku dhe më pas dërgohet drejt Traumës. Në video shfaqet dhe një koleg i tij, i cili vrapon dhe komunikon në radio.
Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit tronditit mbarë opinion publik. Pas ngjarjes Klered Bozhanaj u largua nga skena e krimit duke përfituar nga errësira dhe rrugicat në brendësi të lagjes. Ai u kap një ditë më pas. Ndërkohë që për kapjen e autorit u angazhuan në terren mbi 600 efektivë policie. Pas ngjarjes Ministria e Brendshme ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal dhe ka kërkuar nga drejtësia që autori të marrë dënimin më të rëndë./Zëri.ai