Aktualitet

EMRI/ Montonte mina me telekomandë, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim në Sarandë

Gjatë operacionit të një ditë më parë u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

E.K
EMRI/ Montonte mina me telekomandë, arrestohet 26-vjeçari i shpallur
Foto ilustruese

SARANDË- Merr fund arratia për Klinton Çuçin, 26-vjeçarin e shpallur në kërkim një ditë më parë nga Policia e Sarandës pasi bashkëpunonte me vëllezërit Haredin dhe Huso Ogiçi për montimin e minave me telekomandë dhe shitjen e tyre tek persona që i përdornin në ngjarje kriminale. Sipas Policisë, 26-vjeçari merrej me montimin e minave me telekomandë ndërsa vëllezërit Ogiçi i shisnin tek grupet kriminale dhe personat e inkriminuar. Gjatë operacionit të një ditë më parë u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:    

  • K. Ç., 26 vjeç, banues në Sarandë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB