
TIRANË-Një ditë pas ngjarjes ku një 18-vjeçar u grabit dhe u mbajt peng nga tre persona në Astir, detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të dy prej autorëve. Konflikti mes Arnold Arapaj, Agim Drishti dhe personit të tretë të dhunuar ka nisur për shkak të territorit të shpërndarjes së drogës. Mësohest se grupi shitjen e lëndëve narkotike me doza e ka kryesisht në zonën e Astirit, por vendbanimet i kanë të shpërndara në zona të tjera të Tiranës.
Pasi e kanë futur në makinë, Drishti dhe Arapaj, i kanë marrë sendet me vlerë dhe e kanë rrahur për një kohë të gjatë. Burime të policisë thonë se i riu 18 vjeç është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa agresorët e kanë lënë të lirë pas disa orësh.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiarën (18 nëntor), në rrugën ‘Loni Ligori’ në Unazë të Re, ku 2 të arrestuarit, Agim Drishti, Arnold Arapaj dhe 33-vjeçari i shpallur në kërkim i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari.