Aktualitet

Mos dilni pa çadër, moti për sot

Temnperaturat do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C, vlera më e lartë në rang vendi.

E.K
Mos dilni pa çadër, moti për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Kjo e shtunë do të karakterizohet nga një mot me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat veriore të vendit dhe pjesërisht në qendër të territorit. Ndërsa jugu do të ketë reshje të lokalizuara. Temperaturat do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C, vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

HARTA LIVE:

/ZËRI

Poll

MOS HUMB