Aktualitet

“Mos harro fëmijët”/ Bashkëshorti i gjyqtares Dollani u rrah brutalisht me urdhër të Shullazit, Ndokës e Martinajt

Në atë kohë u vu në pranga një person që më pas u lirua pasi çështja u pezullua.

F.m
“Mos harro fëmijët”/ Bashkëshorti i gjyqtares Dollani
Ervis Martinaj, Saida Dollani, Arben Ndoka dhe Emiliano Shullazi

TIRANË- Dhunimi i bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për krime të rënda, Saida Dollani është organizuar dhe urdhëruar nga burgu. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është bërë me dije se organizator i rrahjes brutale dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të burrit të gjyqtares Saida Dollani, është Emiliano Shullazi. Qëllimi ishte që gjyqtarja Dollani të jepte dorëheqjen nga procesi që kishte n dorë kundër Shullazit, Gilmando Danit, e 4 personave të tjere.

Ngjarja ndodhi në vitin 2019 dhe sipas gazetarit Elton Qyno edhe në bisedat e SKY të zbardhura nga SPAK, ka rezultuar se organizator i rrahjes brutale dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të bashkëshortit të gjyqtares është Shullazi.

Në atë kohë u vu në pranga një person që më pas u lirua pasi çështja u pezullua.

Sipas gazetarit Qyno me Shullazin kanë bashkëpunuar dhe ish-deputeti i PS Arben Ndoka e Ervis Martinaj.

Çfarë deklaroi bashkëshorti i gjyqtares Dollani?

Dëshmia: Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda.

Poll

MOS HUMB