POGRADEC- Abuzimi me 12-vjeçaren në fshatin Piskopat të Pogradecit tronditi familjen e të miturës dhe mbarë opinionin. Pas gati një jave që nga zbulimi i ngjarjes, gjyshi i të miturës është shprehur i tronditur, teksa ka kërkuar që drejtësia të vihet ne vend. Ai ka deklaruar për mediat se nëse nuk vendoset drejtësia, do të jenë gjithë jetën në sherr me autorin 67-vjeçar, Rushan Selko.
“Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt. Nuk na shkonte ne mendje kurrë. Jo kriminel, po s’ke çi thua. Duam që shtetit të marrë masat dhe të zbatojë ligjin me të. Ndryshe do na lërë në sherr tërë jetën me të. O Shteti o unë, sa të jem gjallë… Duam nga shteti të zbatojë ligjin, kemi punë vetëm me të”, u shpreh ai.
Ngjarja e rëndë është zbuluar më 30 dhjetor, ndërkohë që policia bëri me dije se ka ndodhur në muajin gusht 2025. 67-vjeçari, Rushan Selko, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij. A është arrestuar menjëherë nga policia pas raportimin të rastit.
Mësohet 67-vjeçari është person i njohur për familjen e të miturës, ndërsa dyshohet se e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Aktualisht po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut./ZËRI