
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën dominimin e vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit të cilat vonë gjatë natës do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8 m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore deri 0/7°C, në zonat e ulëta deri 3/15°C dhe në zonat bregdetare deri 6/16 °C./ZËRI
Poll