Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimin e Ahmetajt, shfuqizon vendimet për sekuestrimin e pasurive

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të dërgojë sërish çështjen për gjykim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I.F
Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimin e Ahmetajt, shfuqizon
Arben Ahmetaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit në arrati Arben Ahmetaj për sekuestrimin e pasurive. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik Çollaku", një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të dërgojë sërish çështjen për gjykim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

VENDIMI I PLOTË:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:

- Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.

- Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.

- Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.

3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet.

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimin e Ahmetajt, shfuqizon
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI

Poll

MOS HUMB