
TIRANË- Një nga lajmet e ditës që erdhi e papritur për gjithë shqiptarët dhe në veçanti për ata që e duan dhe e vlerësojnë artin, ishte edhe mbyllja e Muzeut Histork Kombëtar. Njoftimi u bë vetëm në një postim në rrjete sociale, ku nënvizohej se deri më 15 mars 2028 Muzeu nuk do të jetë i hapur për vizitorët dhe turistët. Është parashikuar se do të duhen 4 vite për rikonstruksionin e ambienteve të godinës dhe për këtë arsye Muzeut do i vihet "dryni" përkohësisht.
"Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!", njoftohej në faqen zyrtare të Muzeut në "Facebook".
Pas këtj vendimi të papritur, në rrjet kanë mbërritur reagimet e para dhe komentet pikante.
Postimi i Artan Hoxha

Postimi i Luela Myftari

Postimi i Gjergj Erebara

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar ka një sipërfaqe totale prej 27,000 m2; ka një sipërfaqe ekspozite prej 18,000 m2 dhe një vëllim total prej 81,000 m3. Në mjediset e muzeut ndodhen rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para erës sonë deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Janë rreth 3100 objekte të ekspozuara. Pjesa tjetër e objekteve janë në fonde. Aktualisht, Muzeu Historik Kombëtar ka shtatë pavijone: Antikiteti, me 585 objekte; Mesjeta, me 217 objekte; Ikonografia, me 90 objekte (nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 objekte kishtare liturgjike); Rilindja Kombëtare, me 230 objekte; Pavarësia, me 142 objekte e kështu me radhë. Projektimit dhe përmbajtjes së Muzeut Historik Kombëtar iu kushtua një grup pune, i përbërë nga specialistët më të mirë të muzeologjisë, arkeologjisë, historisë, etnografisë, artit pamor dhe restaurimit.
Grupi i punës drejtohet nga personalitete të dalluara si Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Selim Islami, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho e shumë të tjerë. Muzeu Historik Kombëtar është një institucion kërkimor shkencor, por ka dhe ambiente arkivore dhe laboratorike, salla ekspozitash të përkohshme dhe salla konferencash./ZËRI