Aktualitet

Dhuna mes Princit dhe Elias/ Oborri Mretëror hodhi akuza, Policia: Video nuk ka dalë nga ne

ZËRI kontaktoi me autoritet por një përgjigje e tyre rreth akuzave erdhi zyrtarisht.

f.t
Dhuna mes Princit dhe Elias/ Oborri Mretëror hodhi akuza, Policia: Video
Princ Leka dhe Elia Zaharia

TIRANË- Policia e Tiranës i është kundëpërgjigjur deklaratës së bërë nga Oborri Mbretëror ku pretendohet se pamjet filmike të dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, janë publikuar nga strukturat e policisë. ZËRI kontaktoi me autoritet por një përgjigje e tyre rreth akuzave erdhi zyrtarisht.

Në njoftimin zyrtar Policia ka reaguar ndaj Oborrit Mbretëror, duke njoftuar se nga ana e tyre janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Ndër të tjera theksohet se video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë, ashtu si u pretendua nga Oborri.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

Poll

MOS HUMB