TIRANË- Është prezantuar zyrtarisht sot para kolegëve, e ngarkuara e re me punë në Ambasadën Amerikane në Shqipëri, Nancy VanHorne. Diplomatja amerikane, ka mbajtur një fjalim të shkurtër për kolegët e saj në Ambasadën amerikane në Shqipëri, ndërkohë që me të ishin i biri dhe bashkëshorti i saj. Në fjalën e saj, ajo u shpreh ndjehej e emocionuar që kishte ardhur në Shqipëri, duke vendosur edhe fokusin e saj.
“Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj vetë kulturën e pasur të Shqipërisë. Për këtë më duhet ndihma juaj për të filluar. Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë në vendin tuaj të bukur. Pres me kënaqësi të zbuloj, të mësoj dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës”, u shpreh VanHorn.
View this post on Instagram
VanHorne u zotua se do të punojë fort për të forcuar më tëj partneritetin strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Punonjësja e Ambasadës, e cila flet pak shqip dhe ka shërbyer gjerësisht në Evropën Lindore, duke punuar në ambasadat e SHBA-së në Ukrainë, Armeni dhe Rusi. Nancy VanHorn do të zëvëndësojë në detyrë, David ëisner i cili u largua nga Tirana një javë më parë.
Nancy VanHorn iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Evropë. Përveç shërbimit të saj qeveritar, Nancy ka udhëhequr komunikimet e brendshme për një projekt nafte të Detit Kaspik dhe ka kryer programe të avokimit qytetar në Rusi. Ajo ka një Bachelor të Arteve në Studime Sllave nga Brown University dhe një Master i Shkencave nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane. Nancy dhe bashkëshorti i saj Phil, një oficer tjetër i Shërbimit të Jashtëm, janë prindër krenarë të dy djemve që ndjekin studimet në Teksas./ZËRI