Aktualitet

NATO uron Shqipërinë: Aleati ynë feston Pavarësinë

NATO, përmes një postimi në rrjetet sociale,ka uruar Shqipërinë për Pavarësinë e vendit.

D.XH
NATO uron Shqipërinë: Aleati ynë feston Pavarësinë
Ushtari shqiptar

UASHINGTON – Organizata ushtarake e Atlantikut të Veriut, NATO, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Në një postim në “Facebook”, NATO ka publikuar fotografinë e një ushtari që mban flaamurin shqiptar.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në ditën e tyre të Pavarësisë. Ne jemi NATO”, thuhet në postim.

Shqipëria është pjesë e aleancës ushtarake më të madhe në botë që nga viti 2009./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB