Aktualitet

Shiu shkakton probleme në akset rrugore, si paraqitet situata

Situatë problematike paraqitet edhe në bajpasin e Murrizit.

f.t
Shiu shkakton probleme në akset rrugore, si paraqitet situata
pamje nga vendngjarja

Reshjet e shiut të nisur mëngjesin e kësaj të marte kanë krijuar probleme në disa akse rrugore. Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut dhe erës së fortë në rrugën e Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve.

Situatë problematike paraqitet edhe në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrize të Njësisë Xibër të Klosit. Ndërkohë rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.

Më herët ARRSH ka njoftuar për situatën në akset rrugore si pasojë e reshjeve të borës. ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Poll

MOS HUMB