Aktualitet

Ndarja e dosjes 'Veliaj'/ GJKKO hedh shortin, këta janë 3 gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun dhe personat e tjerë

Në seancën e 27 prillit, dosja u nda në 2 fraksione, pasi gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 11 të pandehurve, mes tyre biznesmeni Elman Abule e ish deputetja e PS Klotilda Bushka, që kërkuan gjykim të shkurtuar.

zh.ll
Ndarja e dosjes 'Veliaj'/ GJKKO hedh shortin, këta janë 3
erion veliaj

TIRANË- Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përcaktuar trupën gjykuese për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Tre gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurit e tjerë që nuk kërkuan gjykim të shkurtuar, janë: Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka.

Gjykim të zakonshëm përveç Veliajt,kërkuan Ajola Xoxa, Gentjan Sula, Shoqeria “AGIKONS”, Shoqëria “PALUSHI”, Meriman  Palushi, Sokol Kryeziu, Shkelqim Fusha, Miraton Lika, Erald Simixhiu, Linda Kazani, Valmir Xoxa, Shoqeria “GERARD-A”, sh.p.k, Shoqëria “FUSHA” sh.p.k,Shoqeria “LANI” sh.p.k, Organizata Jofitimprurese Qendra “HARABEL”, Organizata Jofitimprurese BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurese Qendra “MUZA”, Organizata Jofitimprurese Qendra “EVENTUS.

Në seancën e 27 prillit, dosja u nda në 2 fraksione, pasi gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 11 të pandehurve, mes tyre biznesmeni Elman Abule e ish deputetja e PS Klotilda Bushka, që kërkuan gjykim të shkurtuar.

Vendimi përfshin Elman Abulen, shoqërinë “Ramental”, Fatmir Bektashin, kompaninë “Kontakt”, Mirton Likën, Flutur Xhanin, Klotilda Bushkën, Adela Kondakçiun, Fatjon Baçin, si dhe shoqërinë “Lani”.

Në seancën e 3 prillit, të pandehurit kërkuan që gjykim të shkurtuar ose të veçuar.  

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB