TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa nga të pandehurit në dosjen e njohur si “Veliaj”.
Vendimi përfshin Elman Abulen, shoqërinë “Ramental”, Fatmir Bektashin, kompaninë “Kontakt”, Mirton Likën, Flutur Xhanin, Klotilda Bushkën, Adela Kondakçiun, Fatjon Baçin, si dhe shoqërinë “Lani”.
Çështja është ndarë në dy procese gjyqësore, ndërsa do të jenë seancat ata që do të përcaktojnë vijimësinë e hetimeve.
Në seancën e 3 prillit, të pandehurit kërkuan që gjykim të shkurtuar ose të veçuar.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI
