Aktualitet

Ndërpritet me një orë Kuvendi, deputetët e PD-së do të kryejnë homazhe pranë varrit të Azem Hajdarit

Pas aprovimit nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u njoftua se seanca do të ndërpritet për 60 minuta dhe do të rinis në orën 13:15.

M.M
Ndërpritet me një orë Kuvendi, deputetët e PD-së do
Kuvendi

TIRANË- Është ndërprerë për një orë seanca plenare që po mbahej në Kuvend me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas aprovimit nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u njoftua se seanca do të ndërpritet për 60 minuta dhe do të rinis në orën 13:15. Kjo kërkësë erdhi pasi PD do të zhvillojë disa homazhe në memorialin e Azem Hajdarit dhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Sot shënohen 26 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari, më 12 Shtator 1998, afër selisë së PD-së. Në këtë përvjetor, Partia Demokratike, opozita dhe familja e tij mbajnë homazhe te memoriali i “Pishtarit të Demokracisë”, për të kujtuar veprën e tij. / ZËRI

Poll

MOS HUMB