
TIRANË- Policia e Tiranës është ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia. Gjatë kontrolleve, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe ka shoqëruar në komisariat një 31-vjeçar, banues në Shkodër.
Bëhet me dije se i riu kishte futur fishekzjarret në një çantë shpine. Po ashtu, Policia njofton se ka marrë të gjitha masat dhe po kryhen kontrolle në stadium.
“Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine”, njofton Policia./ZËRI